Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Përfaqësimi i Diasporës në vendimmarrje/ Fino: Qeveria pret ‘ekspertizën’ e Diasporës për integrimin

schedule20:49 - 13 Prill, 2026

schedule 20:49 - 13 Prill, 2026

Samiti i katërt i Diasporës hapi siparin këtë të hënë me fjalën e presidentit Begaj i cili theksoi kontributin dhe rëndësinë e shqiptarëve jashtë hartës territoriale.

Zëvëndes ministrja e jashtme Megi Fino tha për Real Story se në samit do të ketë disa tryeza diskutimi për cështje të ndryshme. Fino shtoi se qeveria pret ekspertizën e diasporës për procesin e integrimit, që sipas saj ka ecur me ritme shumë të mira.

“Në samit do të ketë edhe diskutimi për votën e diasporës, për partneritetin strategjik; diaspora është partneri ynë strategjik dhe është një prej gjërave që ne duam të theksojmë. Për procesin e integrimit, çdo gjë nis te mendësia. Edhe rrugëtimi është i rëndësishëm dhe ne e presim ekspertizën e diasporës edhe për kontributin që mund të bëhet nga diaspora.



Kjo është një nga temat kryesore të këtij samiti. Bëhet fjalë për të qenë të ulur bashkë dhe për të diskutuar për kapitujt; ka shumë mënyra për të përcjellë dijet e diasporës. Edhe procesi ynë i integrimit ka nisur vitet e fundit me hapjen e grupkapitujve.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!