Real Madrid gjithmonë e ka pasur një pikë referimi në skuadër, por që nga ikja e Ronaldos madrilenët nuk kanë arritur ta kenë dhe kanë vuajtur, duke mos arritur sukseset e pritura.
Këtë verë, pavarësisht vështirësive ekonomike ata duan të sjellin një peshë të rëndë në skuadër dhe më i mundshmi është Kylian Mbappe, të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2022 me PSG.
Blerja e 22-vjeçarit është një investim i madh dhe Real Madrid nuk i ka ato para, por ka mënyrën sesi mund t’i sigurojë. Nga Spanja raportojnë se ata do largojnë plot 6 lojtarë për të siguruar financat e duhura dhe për të ulur nivelin e pagave.
Isco, Odriozola, Mariano Diaz, Jovic, Ceballos dhe Marcelo do të largohen në verë dhe klubi pretendon të nxjerrë një pjesë të mirëve të parave për transferimin e Mbappe. /abcnews.al