Gazetari spanjoll Ramon Alvarez de Mont ndau një lajm të mirë për tifozët madrile. Avokatët e Los Blancos fituan çështjen ndaj shërbimit tatimor spanjoll, që u shqyrtua në Gjykatën e Lartë.
Më herët, një gjykatë më e ulët e gjobiti klubin madrilen me 90 milionë euro. Këto janë para, përkatësisht TVSH, të cilat klubi dyshohet se duhej t’i paguante thesarit për pagesat e komisioneve për agjentët. Avokatët kanë mundur të vërtetojnë se këto para nuk tatohen, që do të thotë se duhet të kthehen.
90 milionë euro është shuma e përafërt e transferimit të Jude Bellingham. Ka të ngjarë që Perez ta shpenzojë shumën për Jude Bellingham, ose për ndonjë lojtar tjetër. /G.D abcnews.al/