Rusia ka paralajmëruar se Perëndimi “po ecën në buzë të humnerës” dhe lufta mund të përshkallëzohet përtej kufijve të Ukrainës.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova tha se veprimet e “një ose dy” anëtarëve të NATO-s mund të shohin që konflikti të kalojë dhe të dalë “jashtë kontrollit”.
Në lidhje me përshkallëzimin e mundshëm, Zakharova tha se Perëndimi “po ecën në buzë të humnerës” dhe “po e shtyn botën në skaj”. Ajo tha gjithashtu se Perëndimi duhej të hiqte dorë nga ideja e mposhtjes strategjike të Rusisë. /abcnews.al