Perëndimi i rrezikuar nga stërvitjet ushtarake ruse në Bjellorusi

schedule15:55 - 10 Shkurt, 2022

schedule 15:55 - 10 Shkurt, 2022

Britania tha të enjten se Perëndimi mund të përballet me “situatën më të rrezikshme” në konfliktin e saj me Moskën gjatë ditëve të ardhshme, pasi Rusia po zhvillon stërvitje ushtarake në Bjellorusi dhe Detin e Zi pas grumbullimit të trupave të saj pranë Ukrainës, shkruan Reuters

Tensionet mbetën të larta, por udhëheqësit shpresojnë së diplomacia mund të fitojë në atë që kryeministri britanik Boris Johnson e quajti krizën më të madhe të sigurisë në Europë për dekada. Në një raund të ri të diplomacisë, ministri i jashtëm i Britanisë u përplas publikisht me kryediplomatin rus në Moskë. Johnson vizitoi selinë e NATO-s në Bruksel dhe zyrtarë nga Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca do të takohen në Berlin për të diskutuar konfliktin në Ukrainën lindore.

Rusia, e cila ka vendosur më shumë se 100,000 trupa pranë kufijve të Ukrainës,  por ka mohuar akuzat se pretendon të pushtojë Ukrainën.

“Unë  nuk mendoj se është marrë ende një vendim, nëse Moska do të sulmojë, tha Johnson në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Bruksel.

“Ky është ndoshta momenti më i rrezikshëm, në atë që është kriza më e madhe e sigurisë me të cilën është përballur Europa për dekada. Dhe mendoj se kombinimi i sanksioneve dhe vendosmërisë ushtarake, plus diplomacia është ajo që mund të parandalojë luftën,” përfundoi Johnson.

Stoltenberg tha gjithashtu se ishte një moment i rrezikshëm për sigurinë europiane, duke shtuar: “Numri i forcave ruse vazhdon të rritet.” Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov i ka kërkuar gjithashtu komunitetit ndërkombëtar të marrë masa të ashpra  ndaj Rusisë, duke përfshirë kufizimet e portit për anijet e saj, në shenjë hakmarrjeje.

Shefja e diplomacisë britanike, Liz Truss, i ka bërë thirrje  Rusisë që të tërheqë trupat që ka vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ministri Lavrov më tha sot se Rusia nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën”, tha Truss pas një takimi në Moskë me homologun e saj rus Sergei Lavrov.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm rus e përshkroi bisedën me Truss si “një bisedë midis një njeriu të shurdhër dhe një memeci”, duke thënë se Truss nuk i dëgjoi shqetësimet e Rusisë për zgjerimin e NATO-s. Truss nga ana tjetër tha se ajo nuk ishte “memece” gjatë bisedimeve me Sergei Lavrov, raporton abcnews.al

“Sigurisht që nuk kam heshtur në takimin tonë të parë, kam treguar pikëpamjen e Mbretërisë së Bashkuar për situatën aktuale si dhe dëshirën për të parandaluar Rusinë nga pushtimi i Ukrainës,” tha Tras në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj rus.

Ndërsa në lidhje me stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë, faza aktive e të cilave ka filluar sot, Lavrov tha se trupat ruse do të kthehen në bazat e tyre pas stërvitjeve.

Bisedimet e Truss në Moskë pasojnë diplomacinë e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili vizitoi Moskën dhe Kievin në fillim të kësaj jave. Ndryshe nga udhëheqësit e SHBA-së dhe Britanisë, Macron ka minimizuar mundësinë e një pushtimi rus. Rusia ka përdorur tensionet për ti kërkuar Perëndimit të mbajë një premtim për të mos pranuar kurrë Ukrainën në NATO dhe për të ndaluar  zgjerimin e aleancës ushtarake, raporton abcnews.al

Stoltenberg tha javën e kaluar se Rusia pritej të dërgonte 30,000 trupa në Bjellorusi, si dhe forca të operacioneve speciale Spetsnaz, avionë luftarakë SU-35, sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 dhe raketa me aftësi bërthamore.

Pasi njoftoi fazën  fillestare të stërvitjeve të përbashkëta  muajin e kaluar, Rusia mbajti një konferencë që zgjati vetëm tetë minuta dhe njoftoi për një stërvitje që tashmë ishte duke u zhvilluar, sipas zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Ukraina nisi lojërat e luftës të enjten, të cilat, si stërvitjet e përbashkëta të Rusisë me Minskun, do të zgjasin deri më 20 shkurt. Forcat ukrainase, numrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, do të përdorin dronët Bayraktar dhe raketat antitank Javelin dhe NLAW nga partnerët e huaj.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se bisedimet do të ishin të rëndësishme dhe se ai shpresonte se ato do të rezultonin sërish efektive.

/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!