“Perëndimi dhe SHBA në të njëjtën linjë me qeverinë e Tiranës”, Çupi: Nuk pres asnjë reflektim nga Kurti

schedule17:46 - 3 Korrik, 2023

schedule 17:46 - 3 Korrik, 2023

Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Newsline”, foli ndër të tjera edhe për Rolin e Shqipërisë në nismat Rajonale, ku tha se vetë Perëndimi dhe SHBA po dëshmon se ka qenë gjatë gjithë kohës në të njëjtën vije me lëvizjet politike të qeverisë së Tiranës.

Ai shton se projekti i Tiranës dhe kryeministrit Rama për zgjidhjen e situatës në veri është admiruar nga Perëndimi, por u refuzua nga Prishtina.

Çupi tha se Prishtina ka sulmuar Tiranën për arsye të Amerikës dhe sulmon Amerikën për arsye të Tiranës, duke u bërë sipas tij një  rrezik shumë i madh për Rajonin.

Vetë Perëndimi dhe SHBA po dëshmon se ka qenë gjatë gjithë kohës në të njëjtën vijë me lëvizjet politike të qeverisë së Tiranës.  E  ka admiruar projektin e Tiranës dhe kryeministrit të Shqipërisë për zgjidhjen në veri të Kosovës.

Prishtina ka sulmuar Tiranën për arsye të Amerikës, dhe sulmon Amerikën për arsye të Tiranës. Një rrezik shumë i madh për Rajonin dhe shqiptarizmin, ku mund të ndërtohet një akull me dy pjesëve të Kombit” tha Çupi.

Sa i përket mundësisë që Kurti të reflektojë pas mesazhit që jep vizita e Bill Clinton në Tiranë, Çupi tha se nuk pret asnjë reflektim, pasi sipas tij Kurti dhe qeveria e tij  kanë platformë dhe kjo situatë nuk është rastësi.

“Asnjë reflektim. Kurti kishte kohë të reflektonte  edhe në qeverisjen e tij të parë, kishte kohë të reflektonte edhe në njohjen e flamurit të Kosovës, edhe në njohjen pavarësisë së Kosovës, edhe në njohjen e shtetit të Kosovës dhe në njohjen e suportin që i ka dhënë gjatë gjithë kohës Tirana.

Kurti dhe qeveria e tij e kanë platformë, jo rastësi” përfundoi analisti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!