Një person është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia e Shkodrës pasi përdornin para të falsifikuara. L.R. është 63-vjeçari që u arrestua. Ai banon në Tiranë, por u kap pas një hetimi disamujor dhe në kuadër të një procedimi që ishte regjistruar në Prokuroinë e Shkodrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 46 kartëmonedha Euro me prerje 100-she që i kishte 63-vjeçari. Ai u arrestua në flagrancë.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë publik emrin e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim për shkak të hetimeve. Gjithashtu po punohet për kapjen e njerëzve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal./abcnews.al