“Përdorni bagazhe me ngjyra”, udhëtarët gjermanë marrin këshillën e çuditshme

schedule09:31 - 23 Korrik, 2022

schedule 09:31 - 23 Korrik, 2022

Turistët gjermanë këshillohen të lënë bagazhet e tyre të errëta dhe të preferojnë ngjyrat e gjalla për të shmangur vonesat në aeroporte mes kaosit të vazhdueshëm të udhëtimeve ajrore.

Shefi i aeroportit të Frankfurtit, Stefan Schulte, vuri në dukje se dominimi i valixheve të zeza ka luajtur një rol në vështirësitë me të cilat përballen linjat ajrore në trajtimin e bagazheve, pasi është “shumë e vështirë t’i dallosh ato”.

Këshilla e tij ishte transferimi i bagazheve të dorës sa herë që ishte e mundur dhe përdorimi i valixheve që mund të identifikohen lehtësisht.

Përfaqësuesi i aeroportit Thomas Kirner theksoi se ka shumë njerëz që “udhëtojnë me valixhe të zeza me rrota, gjë që e bën mjaft të vështirë identifikimin e tyre”.

Këshillat e çuditshme për udhëtarët janë bërë objekt talljeje nga mediat e vendit, ndërsa kritika të forta nuk mungojnë edhe rekomandimet për vendosjen e etiketave me të dhënat e tyre personale dhe adresën në valixhe, gjë që ngre shqetësime sigurie.

Kirner tha se numri i valixheve që nuk u ishin kthyer pronarëve të tyre ishte ulur ditët e fundit, por numri mbeti në katër shifra. Vlerësohet se në aeroport ka rreth 2000 valixhe të “ngujuara” .

Gjatë pandemisë, Aeroporti i Frankfurtit reduktoi stafin e tij me rreth 4,000 njerëz. Ashtu si aeroportet e tjera në mbarë botën, ai po përpiqet të kthehet në funksionimin normal për të përballuar rritjen e trafikut të verës tani që shumica e kufizimeve pandemike janë hequr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!