Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përdorimi i vaksinës Johnson & Johnson, Danimarka do të rishikojë vendimin

schedule19:59 - 31 Maj, 2021

schedule 19:59 - 31 Maj, 2021

Qeveria daneze këtë të hënë ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore  rishikimin e vendimit për përdorimin e vaksinës anti Covid Johnson & Johnson .

Mediat e huaja bëjnë me dije se burime nga qeveria daneze kanë bërë me dije se në fillim të këtij muaji të vendoset për përjashtimin e përdorimit të vaksinës Johnson & Johnson nga programin e vaksinimit të vendit, njoftoi sot media lokale.

Ndër të tjera bëhet me dije se është parashikuar që në shtator të përfundojë programi danez i vaksinimit. Ndërkaq deri më tani vonesa në këtë proces janë konstatuar për shkak të shpërndarjes së pakët të vaksinave nga  Moderna , krahasuar me pritjet.

Danimarka ishte vendi i parë që bllokoi vaksinën J&J për shkak të shoqërimit të saj të mundshëm me një formë të rrallë, por serioze të mpiksjes së gjakut .

Një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë nuk ishte në gjendje të komentonte menjëherë.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!