Përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shkaktojë makthe, thotë një studim i ri

schedule14:35 - 2 Qershor, 2024

schedule 14:35 - 2 Qershor, 2024

Lëvizja nëpër rrjetet sociale çdo natë para gjumit është më shumë se thjesht një zakon i keq. Të qenit ngjitur pas një ekrani, veçanërisht gjatë natës, përveçse ndikon në cilësinë e gjumit , mund të çojë edhe në makthe. Praktikisht, sa më shumë kohë të kaloni në rrjetet sociale, aq më shumë ka të ngjarë të keni ëndrra të pakëndshme të lidhura me mediat sociale që shkaktojnë stres, ankth dhe shqetësim mendor.

Sipas një studimi të ri të botuar në revistën shkencore BMC Psychology, ai argumenton se ndërsa rrjetet sociale ndërthuren gjithnjë e më shumë me jetën e njerëzve, ndikimi i tyre shtrihet përtej orëve të zgjimit dhe mund të ndikojë në ëndrrat e tyre. Në hulumtim, i referohet një shkalle, e cila mund të përcaktojë sasinë se si mediat sociale mund të kontribuojnë në makth. “Studimi ynë prezanton konceptin e maktheve të lidhura me rrjetet sociale, të cilat përkufizohen si makthe që përfshijnë tema të lidhura me rrjetet sociale, të tilla si ngacmimi kibernetik, urrejtja kibernetike ose varësia,” tha një nga autorët.

Dhe ndërsa ankthet që lidhen me rritjen e përdorimit të mediave sociale janë relativisht të rralla, ata që përdorin më shumë mediat sociale në jetën e tyre të përditshme kanë më shumë gjasa të kenë ankthe të lidhura me temat e paraqitura në mediat sociale , madje mund të çojnë në depresion. Megjithatë, sipas një studimi tjetër britanik, të publikuar në “Cyberpsychology, Behavior and Social Networking”, njerëzit që ndalojnë përdorimin e rrjetet sociale mund të shohin një përmirësim të ndjeshëm në disponimin e tyre.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Bath, ka marrë në shqyrtim 154 persona të moshës 18 deri në 72 vjeç. Të gjithë përdornin rrjetet sociale çdo ditë, por pas një jave frenim, ata vunë re një reduktim të simptomave të ankthit dhe depresionit . “Përdorimi i mediave sociale është aq i zakonshëm sa që shumë prej nesh e përdorin atë për shumë orë pa menduar, që nga momenti kur zgjohemi deri sa mbyllim sytë gjatë natës”, theksuan autorët e studimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!