Përdorimi i të dhënave personale nga Këlliçi, Çupi: Fyese për qytetarin, premtimet e tij tregojnë që është humbës

schedule18:30 - 11 Maj, 2023

schedule 18:30 - 11 Maj, 2023

 

Analisti Frrok Çupi ka qenë i ftuar në “Special Report” më gazetarin Arlind Isa në ABC News ku fillimisht foli në lidhje me sms e dërguar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi qytetarëve të Tiranës për të kërkuar mbështetje në zgjedhjet e “14 Majit”.

Çupi tha se një veprim i tillë është bezdisës dhe denigrues për individin. Ai shtoi se shoqëria shqiptare sot nuk është më ajo e dikurshmja që mund t’i bërtasësh te dritarja, por është civilizuar.

Një  praktike e përsëritur edhe nga vitet e tjera, por që është bezdisëse dhe denigruese për individin. Unë kam marrë mesazhe të tilla dhe jam ndjerë i fyer.

Kjo është një shoqëri në zhvillim, qytetari tani nuk është ai dikurshmi, që mund t’i bërtasësh te dritarja. Tani qytetari shqiptar është i civilizuar.

Unë nuk e di se si politika ndërhyn, si ndërmarrja e dyshekëve” tha Çupi.

Në lidhje me premtimet e shumta të Këlliçi në këtë fushatë, analisti tha se ato vijnë nga një kandidat që është  duke e humbur, e praktikisht janë premtime që nuk do tëb bëhen.

Kam parë këto premtimet dhe që në momentin e parë kam menduar që janë këto premtime që bëhen nga një kandidat që është duke humbur.

E para janë të parealizueshme, shyqyr që janë të tilla, se nëse ndonjë prej tyre do të realizoheshin do të shkaktonin një thyerje të jetës dhe ekonomisë së qytetit.

Këto premtime, nuk janë kërkesat e qytetarit. Kërkesa e Tiranës dhe Shqipërisë është shpejtësia, të ecim me hapat e Europës” tha ai.r.t/abcnews.al