Përdorimi i sistemit VAR e krijimi i “European Superleague”, Figo flet haptazi për mediat spanjolle

schedule09:56 - 20 Mars, 2024

schedule 09:56 - 20 Mars, 2024

Që prej 1 shtatorit të vitit 2016 bota e futbollit u “prezantua”, me sistemin VAR, sistem ky, i cili nëpërmjet kamerave të vendosura përrreth fushës, ndihmon gjyqtarët në rast “zgjedhjesh” të vështira, siç janë faullët e dyshimtë, që mund t’i japin lojës një rrjedhë tjetër, apo pozicionet jashtë loje milimetrikë, që jo në pak raste i kanë humbur edhe bukurinë këtij sporti.

Një koment të shkurtër mbi përdorimin e këtij sistemi e ka bërë edhe “legjenda” e futbollit portugez, Luis Figo, me ish-“fantazistin” e sulmit, i cili gjatë një interviste për prestigjiozen spanjolle, “Marca” tha se është i bindur se “VAR” nuk do të mund të të shuajë kurrë polemikat në futboll, pasi sipas tij vendimet në fund do të jenë gjithmonë të interpretueshme, e më tej foli edhe krijimin e European Superleague, ku u shpreh se është totalisht kundër.

“VAR shërben për situata të veçanta në zonë. Lojtarë, trajnerë, tifozë, gazetarë, duhet të jenë më të qartë për atë që shohin pasi nuk duhet të ketë kaq shumë opinione, po krijohet shumë rrëmujë dhe njerëzit nuk e kuptojnë më atë që po ndodh. Mund të flasim me orë të tëra për VAR-in, por nuk do të jemi kurrë dakord sepse futbolli nuk ka vendime ‘bardh a zi’. Futbolli ka nuanca.

Pse jam kundër Superleague? Mua kompeticionet e ndryshme më pëlqejnë, por vetëm nëse ka konkurrencë. Unë e kam nisur karrierën te Sporting dhe me mënyrën si është ndërtuar Superliga, nuk do të kisha kurrë shansin që të luaja në nivelet më të larta. Ëndrra ime ka qenë gjithmonë Champions League sepse e shihja në TV, dhe dëshiroja që një ditë të mbërrija aty. Champions ta jep këtë mundësi”,- u shpreh “ikona” e futbollit portugez. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!