“Përdorimi i monedhës Euro, në nivele të larta”, ekspertja: Në rrugë formale transaksionet nuk mund të pengohen 100 përqind

schedule14:29 - 23 Korrik, 2024

schedule 14:29 - 23 Korrik, 2024

Ekspertja për ekonominë Teuta Nunaj, në një intervistë për “Money Report” në ABC News, foli për përdorimin dhe vlerën e monedhës Euro në Shqipëri.

Ajo u shpreh se përdorimi i monedhës Euro është në nivele të larta, ndërsa shtoi se në rrugë informale transaksionet nuk mund të pengohen 100 përqind.

Në lidhje me politikat për ndalimin ose pengimin e monedhës së huaj, ekspertja tha se Banka e Shqipërisë nuk ka nivel urdhërues. Sakaq tha se politikat për ndalimin e monedhës Euro janë të pjesshme.

“Monedha Euro është në hyrje jo vetëm nga të ardhurat e qytetarëve, por edhe nga niveli i lartë i tregtisë me monedhën euro, duke pasur ardhje të mëdha, kjo para ka gjetur më shumë terren. E dyta është liria që i kemi lënë kësaj paraje. Edhe pse kjo liri ka pasur strategji, nuk është zvogëluar. Nga ana tjetër është mosfunksionimi i institucioneve në mosvendimmarrjen për ta ngadalësuar. Pra ka pasur një vendim për të ndalur transaksionin e euros.

Banka e Shqipëria nuk ka nivel urdhërues për monedhën e  euros. Nuk ka një vendimmarrje të tillë, çdo lloj nisme ka një efekt të pjesshëm në treg, sepse politikat që ndërmerren kanë veprimtari në masën  100 në atë para që është formale. Duke ditur nivelet e larta të parave informale këto politika s’mund të jetë të suksesshme 100 përqind.

Të prurit një fluks të madh të parasë së euros e bën të vështirë suksesin e politikave që ka ndërmarrë Banka e Shqipërisë.  Nëse unë blej një pronë dhe ligji më detyron që ta ble në lekë, atëherë transaksioni në bankë do bëhet në lekë. Në rrugë informale nuk bllokohet dot 100 përqind. Në rrugë formal

Terren ka gjetur një terren më të gjerë në mënyrë të vazhdueshme. A është kjo në dobi? Përdorimi euros them. Duhen bërë analiza, studim në mënyrë të themi që e dëmton ekonominë shqiptare, nëse ka.”, u shpreh Nunaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!