Arsyeja pse bombat thërrmuese u dërguan kaq shpejt në Ukrainë është sepse ato ishin të vendosura më parë në Europë, tha një zyrtar amerikan për CNN. Tani që bombat janë në Ukrainë, kur do të përdoren?
“Ne kemi marrë një vendim dhe rusët do të të jenë të parët që do ta dinë,” tha zyrtari.
Pentagoni konfirmoi të enjten se bombat thërrmuese kishin mbërritur në Ukrainë, pasi një komandant ukrainas tha për CNN në një intervistë të mëparshme se ato mund të “ndryshonin rrënjësisht” situatën në fushën e betejës.
Bombat thërrmuese të diskutueshme janë të ndaluara nga mbi 100 vende anembanë globit.
Drejtori i Shtabit të Përbashkët për Operacionet Gjeneral Lt. Douglas Sims tha të enjten gjatë një konference për shtyp se ukrainasit nuk kanë “ndonjë interes të përdorin bombat thërrmuese kudo pranë popullatës civile, ndryshe nga rusët”.
/abcnews.al

