Përdorimi i armëve bërthamore, Rusia: Mos na testoni durimin!

schedule15:02 - 27 Prill, 2023

schedule 15:02 - 27 Prill, 2023

Moska ka përshkallëzuar retorikën e saj ndaj Perëndimit. Përfaqësuesja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se nuk duhet të testohet durimi i Rusisë në lidhje me armët bërthamore.

“Rusia nuk planifikon të ndjekë rrugën e përshkallëzimit bërthamor në konfrontimin e saj me Perëndimin për Ukrainën, por ata nuk duhet të testojnë durimin tonë,” tha Zakharova.

Komentet e saj pasojnë një sërë paralajmërimesh nga zyrtarë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin, se mbështetja ushtarake perëndimore për Ukrainën rrit rreziqet e një konflikti katastrofik bërthamor.

“Ne do të bëjmë gjithçka për të parandaluar zhvillimin e ngjarjeve sipas skenarit më të keq, por jo me koston e shkeljes së interesave tona jetike ,” vazhdoi Zakharova me një ton paralajmërues.

“Unë nuk rekomandoj askënd që të dyshojë në vendosmërinë tonë dhe ta vërë në provë,” shtoi ajo.

Kujtojmë se ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev dhe një aleat i ngushtë i Putinit, tha në fillim të kësaj jave se bota ka “shumë gjasa të jetë në prag të një lufte të re botërore”.

/abcnews.al