Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-zyrtari i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi, i akuzuar për gjobëvënie ndaj zyrtarëve të lartë të policisë dhe biznesmenëve të ndryshëm.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Selimi u paraqit mëngjesin e kësaj të premtes i shoqëruar nga avokati i tij, ku pritet të merret në pyetje nga Krimi Kibernetik në lidhje me akuzat ndaj tij.
Më herët policia goditi portalin shqipnews.info, portal që menaxhohej nga Kushtrim Selimi, vartësja e tij Regina Omeri dhe gazetari Ervis Hasanaga. Në këtë portal shkruheshin artikuj denigrues dhe shifje për zyrtarë të lartë të policisë.
Pas arrestimit, Omeri dhe Hasanaga dëshmuan se Selimi kishte inate dhe mllefe me personat që shkruante për ta në portal. Hetuesit e Krimit Kibernetik kanë dyshime se lajmet i bënte për të vendosur gjoba ose për të përfituar poste drejtuese përmes shantazheve./abcnews.al