Përditësimi i hartave sizmike, Dushi në ABC News: Ja pse janë të rëndësishme

schedule18:45 - 15 Shkurt, 2023

schedule 18:45 - 15 Shkurt, 2023

I ftuar në “Special Report” të gazetarit Arlind Isa në ABC News ka qenë nëndrejtori i gjeoshkencave, Edmond Dushi.

Dushi foli për përditësimin  e hartave sizmike që kanë filluar pas tërmetit të 2019 dhe rëndësinë e tyre.

Ai u shpreh se hartat e reja u shprehin tërmetin në aspektin sasior dhe në terma më probabilitar.

“Tërmeti  i vitit 2019, na gjeti ende me një hartë të vjetëruar, të cilat ishin bazuar mbi sistemit sizmik, që është një parametër që nuk përdoret më.

Periudha për të cilën ka qenë në zbatim kjo hartë përkon për një rrezik sizmik më të pakët , periudhë kur dhe ndërtimet kanë qenë të tipologjisë së ndryshme.

Rregullat e vjetra kanë qenë në fuqi dhe vazhdojnë të jenë në fuqi, ndërsa tërmeti i 2019 i nxori në pah.

Hartat e reja, nuk kanë filluar tani. Këto harta e shprehin tërmetit në aspektin sasior dhe natyrisht duke i shprehur edhe terma probabilitar. Për shkak se tërmeti nuk është një dukuri që në mund ta masim me precizion të lartë”, u shpreh Dushi.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!