Përdhunuesit kanë fytyrë, e mitura “demaskon” 10 burrat që shkatërruan fëmijërinë

schedule11:08 - 12 Tetor, 2022

schedule 11:08 - 12 Tetor, 2022

Zhvillimet me rastin e përdhunimit të 12-vjeçares në Kolono të Greqisë nuk kanë fund , pasi informacionet e fundit nga burime policore bëjnë të ditur se e mitura identifikoi mbi 10 persona si përdhunues të saj.

Identifikimi i përdhunuesve është bërë nga 12-vjeçarja nëpërmjet fotove të mjeteve të identifikimit të personave.

Lexo edhe: I shoqi përdhunoi të miturën në Greqi, bashkëshortja ofron 10 mijë euro për të mbyllur “gojën” e familjes së 12-vjeçares

Policia ka mbërritur në këto mjete identifikimi nga aplikacioni që 53-vjeçari i arrestua, Ilias Mihos, kishte krijuar për të gjetur “klientë” për 12-vjeçaren.

Gjithashtu ditën e sotme do të thirren për të dëshmuar personat që kanë komunikuar me mesazhe përmes një aplikacioni me 53-vjeçarin që të linin takim për të kryer marrëdhënien me të miturën.
10-15 persona që janë identifikuar nga e mitura dyshohet se kanë e përdhunuar ndërsa më shumë se 200 të tjerë thuhet se kanë shprehur “interes” për të kryer marrëdhënie me të./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!