Përdhunoi greken dhe u kap në Vlorë, rrëfehet shqiptari: Droga dhe alkooli më shkatërruan jetën

schedule18:12 - 1 Nëntor, 2022

schedule 18:12 - 1 Nëntor, 2022

GREQI – Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i 45-vjeçarit shqiptar i cili akuzohet se ka përdhunuar dhe abuzuar me disa gra greke.

Spartak Dyrmishin, pas ekstradimit është rrëfyer para hetuesve në policinë greke.

Ka dyshime se babai i dy vajzave ka pranuar përdhunimin dhe tentativën e përdhunimit të dy grave në Faliron të Vjetër.

“Droga dhe alkooli më kanë shkatërruar jetën. Isha nën ndikimin e alkoolit kur ndodhi ajo për të cilën ankohen dy vajzat, gjë që e konfirmoj”, mësohet se u ka thënë ai oficerëve të policisë së Athinës që po trajtojnë rastin.

45-vjeçari ka shkuar sot në gjykatë i veshur me jelek antiplumb dhe duke çaluar lehtë. Ndërkohë, ndaj tij rëndon dhe akuza për dhunë në familje, pasi dyshohet se ka rrahur dhe nënën e tij.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!