Rezultatet e ADN-së kanë vërtetuar plotësisht se 12-vjeçarja në Pogradec është abuzuar dhe është lënë shtatzënë nga 67-vjeçari Rushan Selko.
Burime pranë grupit të hetimit konfirmuan se analiza e ADN-së është përputhur me materialin gjenetik të fetuesit me atë të të dyshuarit.
Menjëherë pas ngjarjes, familja e vajzës është larguar nga fshati Piskupat duke jetuar me qira në qytetin e Pogradecit.
Abc news udhëtoi drejt fshatit Piskupat, ku jashtë kamerave banorët shprehen të tronditur, ndërsa bashkëshortja e autorit është vetëizoluar në banesë.
Deri një ditë më parë kishte dhe fqinjë skeptikë, të cilët nuk besonin se I moshuari të ishte abuzues, por pas rezultatit të ADN-së, provë e pakontestueshme, kërkojnë dënimin maksimal nga drejtësia.
Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, prindërit e 12 vjeçares kanë denoncuar në policinë e Pogradecit fqinjin e tyre për abuzim seksual, me pasojë dhe shtatzaninë e minorenes.
Hetimet nisën menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë të së miturës, e cila në atë kohë rezultoi rreth 22 javëshe.
Rushan Selko është lënë në burg nga Gjykata e Korçës, ndërsa ka mohuar në mënyrë të vazhdueshmë abuzimin.
E mitura ka dëshmuar në prani të psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos publikuar ngjarjen.
Autoritetet kanë theksuar se çështja po trajtohet me prioritet edhe për garantimin e mbështetjes mjekësore dhe psikologjike për 12-vjeçaren. / abcnews.al /


