Një studente shqiptare në Londër, Wendi Hasa në një intervistë për “Abc-në e Mëngjesit”, ka dhënë detaje në lidhje me një protestë që do të zhvillohet në mbrojtje të fëmijëve dhe grave të dhunuar seksualisht.
Shqiptarja është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë të dinë se janë të mbrojtur dhe kanë mbështetje.
“ Kjo është një protestë që duhet të vijojë për të dhënë mbështetje të gjithë femrave që nuk kanë zë në Shqipëri. Kjo është një nismë që unë sëbashku me një organizatë e kam marrë dhe si një shenjë mbështetje për fëmrat shqiptare në Britani. Kjo është një portestë jashtë ambasadës shqiptare kemi bërë postera dhe kemi organizuar të gjithë që të marrin pjesë. Këmi shkruar dhe një letër ku kemi shënuar edhe disa pika që në Shqipëri duhet të ndërmerren. Ne mendojmë se duhet të ketë investigim të shtuar në shkolla. Policia të jetë më e vëmendshme, siç kam informacion Abaz Doku ishte një person që shumë kishin denoncuar por duket se policia e ka mbyllur shpejt hetimet”, është shprehur studentja. /abcnews.al