Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia, 18-vjeçarin A. Gj. i cili në muajin maj të vitit 2021-të bashkë me 4 persona të tjerë akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës.
Mësohet se 18-vjeçari është lënë në “arrest shtëpie” ndërsa zëvendësimi i masës erdhi me kërkesë të palës mbrojtëse e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Vendimi është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit në Shkodër pas ankimit që i kishte bërë prokurori.
Ndërkohë çështja penale në ngarkim të 5 personave është në proces gjykimi në Gjykatën e Lezhës./Abcnews.al/


