Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në “ABC e mëngjesit” është ndalur të çështja që tronditi së fundmi opinionin publik. Për ish-deputeten shteti nuk ka treguar përgjegjësinë e tij, ndërsa theksoi se një ngjarje e tillë siç ishte përdhunimi i 15-vjeçares duhet të kishte sjellë reagime masive.
“I gjithë shteti nuk funksionoi. Drejtori mori në mbrojtje roje, mësuesit nuk folën, Psikologia nuk foli. Policia nuk ishte aty. Mekanizmi për mbrojtjen e dhunës ndaj fëmijëve nuk funksionon më. Duhet të marrim vetë fatin në dorë”, u shpreh Vokshi.
Gjatë bisedës me gazetarin Enkel Demi, Vokshi rikujtoi edhe rastet e ndodhura në Kavajë si edhe ngjarjen e rëndë në Fier.
“Problemi në Shqipëri është se nuk merret asnjë masë. Përse nuk ka reagim për ngjarje të rënda si këto, – shtron pyetjen ish-deputetja.
Nëse Ministrja e Arsimit Besa Shahini jep dorëheqjen sipas Vokshit do të ishte një shembull për vendin.
“Është një zinxhir i tërë organizmi që nuk funksionon. Nuk është probleme, Ardi, Elisa, ky është modeli që ka përcjellë Rama. Mësuesit apo punonjësit social emërohen nga partia. Sot ka një protestë të organizuar nga shoqëria civile. Por besoj se shoqëria duhet të kishte reaguar më fort. “Shoqëria civile është shumë apatike. Duhet një reagim i lartë qytetar”, u shpreh ajo./abcnews.al