Ambasadorja amerikane Yuri Kim, dhe një sërë diplomatesh të tjera janë bashkuar me aktivistët dhe qytetarët që ngritën zërin për të dënuar rastin e përdhunimit në Mirditë.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Kim shkruan se përdhunimi është një vepër kriminale, fyese dhe shkel rëndë të drejtat e njeriut.
Prioritet tashmë, sipas diplomates amerikane është që shërbimet sociale dhe shëndetësore t’i qëndrojnë vajzës pranë dhe të vendoset drejtësia.
“Jepini fund dhunës ndaj grave. JO do të thotë JO #tinukjevetem.”
We join activists & others who speak out to condemn recent rape of a young girl. Rape is a criminal offense & serious human rights violation. Priority now: 1) social & health services for the girl’s full recovery, 2) justice. End violence against women. NO means NO #tinukjevetem pic.twitter.com/InsTLesQuB
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) May 26, 2021