Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi, xhaxhai zbulon mesazhet që i vinin mbesës në Facebook, mes të “interesuarve” një çift

schedule11:44 - 12 Tetor, 2022

schedule 11:44 - 12 Tetor, 2022

Në foto 53-vjeçari, Ilias Mihos

Xhaxhai i 12-vjeçares që u përdhunua dhe u shfrytëzua për prostitucion nga një 53-vjeçar në Greqi, ka zbuluar se mes të interesuarve për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën ka qenë edhe një çift bashkëshortësh.

Sipas dëshmisë së xhajës klientët që 53-vjeçari kishte gjetur për të miturën nëpërmjet një aplikacioni, duke përdorur fotot nudo të saj, e pyesnin në profilin e saj në Facebook, nëse bënte seks të mirë.

Lexo edhe: Përdhunuesit kanë fytyrë, e mitura “demaskon” 10 burrat që shkatërruan fëmijërinë

Kujtojmë se 52-vjeçari, Ilias Mihos përdhunonte të miturën për dy vite dhe njëkohësisht kishte hapur një aplikacion në internet me foto nudo të 12-vjeçares ku tërhiqte klientë për të kryer marrëdhënie seksuale me 12-vjeçares. Sigurisht kundrejt një pagese, raporton abcnews.al.

Siç raportojnë mediet greke 53-vjeçari kishte detyruar 12-vjeçaren të hapte një profil në Facebook me foto të saj me filtra që të dukej më e madhe në moshë.

Lexo edhe: I shoqi përdhunoi të miturën në Greqi, bashkëshortja ofron 10 mijë euro për të mbyllur “gojën” e familjes së 12-vjeçare

Protothema.gr bën me dije se në listën e të interesuarve për të kryer marrëdhënie seksuale me të miturën bëjnë pjesë mbi 200 persona.

Nga aplikacioni të interesuarit lidheshin me 12-vjeçaren nëpërmjet Facebook-ut, ku i shprehnin dëshirat e tyre më të “errëta” seksuale.

Lexo edhe: “Dua foto nudo të motrave”, skandali me përdhunimin e 12-vjeçares, mbi 200 persona në listën për të kryer marrëdhënie me të miturën

Ndër të tjera xhaxhi i të miturës tha se 53-vjeçari e kërcënonte me jetë mbesën e tij, duke i thënë se do vriste atë dhe familjen e saj nëse rrëfente përdhunimin.
Në orët e para të mëngjesit, 53-vjeçari Ilias Mihos dhe i bashkakuzuari i tij 42-vjeçar Giannis Sofianidis për çështjen e përdhunimit dhe shfrytëzimit për prostitucion të vajzës 12-vjeçare u sollën para Gjykatës për të dëshmuar.

Gjithashtu informacionet e fundit nga burime policore bëjnë të ditur se vajza ka identifikuar mbi 10 persona si përdhunues të saj .

Sipas të njëjtave burime, përdhunuesit janë identifikuar nga 12-vjeçarja nëpërmjet kartave të identitetit. Policia ka mbërritur në këto foto nga aplikacioni që i pandehuri 53-vjeçar Elias Micos kishte krijuar për të tërhequr “klientë”./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!