Përdhunimi i 11-vjeçares në Kosovë, 62 vite burg për autorët

schedule12:45 - 23 Prill, 2024

schedule 12:45 - 23 Prill, 2024

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim 6 të akuzuarit për përdhunimin e 11 vjeçares dy vite më parë.

Sipas vendimit të gjykatës, njëri autor është dënuar me 12 vite burg ndërsa 5 të tjerët me nga 10 vite.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në gusht të vitit 2022, ku 11 vjeçarja dyshohet se u përdhunua nga këta persona për disa orë. Më vonë u zbulua se e mitura ishte dhunuar edhe gjatë muajit qershor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!