“Përdhunimi është krim”, abuzimi i të miturës në Mirditë, qytetarët protestë në Peshkopi

schedule10:57 - 22 Maj, 2021

schedule 10:57 - 22 Maj, 2021

Qindra gra dhe vajza u mblodhën në bulevardin kryesor të qytetit të Peshkopisë në një marshim protestë, në mbështetje të vajzës së përdhunuar në Mirditë.

Ngjarja bëri bashkë gra dhe vajza, të cilat bëjnë thirrje për mbështetje, ndihmë dhe ngritje zëri për të parandaluar raste të tilla monstruoze.

Me pankarta në duar, ato marshuan dhe dhanë mesazhe për dënimin e këtyre abuzuesve. “Përdhunimi është krim” dhe për këtë duhet që autorët të marrin dënimin maksimal, ishte edhe mesazhi i kësaj proteste.

Duhet që prindërit që kanë djem të dinë ti edukojnë ato, nuk duhet që të gjenden më vajza të vrara rrugëve. Protestuesit kërkojnë që institucionet të marrin masa dhe ti parandalojnë këto ngjarje, që vajzat të dalin të lira, dhe pa frikë në rrugë.

“Jemi mbledhur për ngjarjen e ndodhur në Mirditë, për të ngritur zërin që këto ngjarje të mos ndodhin më.Duhet të dalin të gjithë, ngjarja është shumë e dënueshme”, u shpreh një qytetare.

Po ashtu ajo theksoi se shumë raste kanë mbetur pa u denoncuar për shkak të mentalitetit.

“Besoj që duhet të ketë më shumë mbështetje që këto raste të denoncohen. Duhet të bëjnë të pamundurën që këto raste të mos ndodhin. Dhe mesazhi im është për nënat për edukimin e djemve”, tha më tej ajo.

/abcnews.al/