Përdhoset flamuri kuqezi në Pragë/ Simboli kombëtar ishte përmbys dhe me kryq

schedule09:21 - 12 Tetor, 2024

schedule 09:21 - 12 Tetor, 2024

Përplasja në tribuna ishte ndoshta më e egër. Edhe pse në distancë, në stadiumin e Pragës u pa se çdo të thotë urrejtje ndëretnike, nga banderolat e vendosura nga ultrasit.

Tifozë të skajshëm çekë vendosën përmbys flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa asistuan në ndeshjen e Ligës së Kombeve. Përveç se u vendosën përmbys, simbolet tona kombëtare ishin përdhosur duke I vendosur një kryq.

Në krah të tyre ishin edhe flamuj serbë, si dhe harta e Kosovës e ngjyrosur sipas ngjyrave kombëtare të Serbisë, dhe ku ishte shkruar në serbisht, “nuk ka dorëzim”. Nuk munguan as koret raciste kundër shqiptarëve.

Në një faqe të tifozëve të Kosovës në rrjet u hodh ideja se këtë veprim e kanë bërë tifozë ultras serbë që kanë infiltruar në tribunën e vendasve, ndërsa faqet e tifozëve serbë falenderuan ata që I cilësuan si “vëllezërit e tyre sllavë”.

Federata Shqiptare e Futbollit reagoi rreth mesnatës duke dënuar veprimin e ultrasve, e duke e cilësuar sulm të hapur ndaj futbollit dhe respektit mes kombeve, ndërsa UEFA-s I është dërguar notë proteste dhe kërkesë për të hapur hetim.

Në stadium nuk mungoi edhe reagimi shqiptar me banderolën ku shkruhej “Kosova është Shqipëri”. Në një ndeshje që vendasit e fituan me meritë 2-0 ndaj kombëtares kuqezi, u kuptua sërish se urrejtja dhe paragjykimet ndëretnike vështirë të largohen nga stadiumet, kushdo që të luajë, dhe kushdo që të jenë tifozët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!