Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta në moshën 88-vjeçare, mëngjesin e 1 korrikut, përcillet sot për në banesën e fundit.
Juristja Brizida Gjikondi në një lidhje të drejtpërdrejtë për ABC News, e quajti Kadarenë si simbolin e identitetit të shqiptarëve.
Ajo u ndal te fakti që Kadare do të prehet në Shqipëri, ku tha se ‘kjo tregon shumë. Shqipëria ka nevojë për njerëz si Kadare, i cili ka dhënë mesazhe evropiane.
“Edhe veprat që ka bërë për identitetin kombëtar. Gjuha që përdor është elitare. Kam lexuar shumë artikuj që janë bërë këto ditë. Veprat e tij gjithmonë kanë qenë goditëse për publikun. Ai është simbol i identitetit kombëtar të shqiptarëve, të kësaj epoke. Po të lexosh me vëmendje krijimet e tij letrare.
Ai ka qenë totalisht ndryshe nga pjesa tjetër e shkrimtarëve shqiptarë, jo v etëm para viteve ’90, por edhe pas viteve ’90. Ishte i vetmi shkrimtar kishte kurajo.
Ne shqiptarët kemi ngarkesat tona, si zilia, mirëpo Kadare ka qenë diçka ndryshe. Jo vetëm për ngjyrat, kurajon, por unë do e quaj një shkrimtar elitar, gati gati filozofik, e krahasojnë me Kafkën. Ka qenë fat i madh që kemi pasur një personalitetit të madh si Kadare. Fat i madh që ai zgjodhi të prehet në Shqipëri. Shqipëria ka nevojë për prova si Kadareja, që kanë dhënë mesazhe evropiane. “, u shpreh juristja.
/abcnews.al