Është përcjellë për në banesën e fundit dirigjenti i njohur Kujtim Alija. Bashkia Shkodër ka organizuar sot një kortezh në kujtim të muzikantit i cili u nda nga jeta një ditë me parë nga një sëmundje e rëndë.
Kortezhi parakaloi i shoqëruar nga banda frymore e qytetit nga qendra kulturore e fëmijëve ku Alija kontribuoi për shumë vite deri tek teatri “Migjeni”.
Miq dhe familjarë të tij e qytetarë të Shkodrës bashkë me bandën frymore shoqëruan kortezhin në nderim të Mjeshtrit të Madh Kujtim Alija. /abcnews.al/