Përçarja e opozitës, Berisha në “Log”: Ata që mendojnë të konfiskojnë flamurin e PD-së i kanë shpallur luftë Partisë

schedule21:38 - 1 Nëntor, 2022

schedule 21:38 - 1 Nëntor, 2022

Partia Demokratike do të vijoi të jetë e ndarë në zgjedhjet vendore të 14 majit, pasi negociatat mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës kanë dështuar. Në një mbledhje me dyer të mbyllura në Kuvendin e Shqipërisë, Bardhi i tha deputetëve të PD se negociatat dështuan pas vendimit të Berishës për të nisur procesin e primareve.

Në lidhje me këtë zhvillim që vulos përçarjen e PD-së, i ftuar në emisionin “Log” me gazetar Endri Xhafon, Sali Berisha thotë se qendrimi i Alibeajt është qendrim kundër demokracisë dhe se veprimi i tij i fundit është akt talebanesk dhe terrorist ndaj Partisë Demokratike.

“Të marrësh flamurin e një partie ti mban qëndrimin më talebanesk terrorist ndaj kësaj partie. Ata që mendojnë të konfiskojnë flamurin e PD i kanë shpallur luftë PD-së.”, tha Berisha Në studion e “Log”.

Teksa pyetet nga opinionisti Neritan Alibali se si nuk arriti të bashkojë gjysmën tjetër të PD-së, Berisha tha se kjo përçarja me Alibeajn nuk është dështim.

Pjesë nga diskutimi

Alibali: Ju keni krijuara koalicionet më të mëdha në Shqipëri, keni bashkuar parti të majta me të djathta, si nuk bashkuat dot gjysmën tjetër?

Berisha: Në pamje të parë është ajo që thoni ju, një dështim i parashikuar, për mua nuk është i tillë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!