Përcaktohen edhe grupet për edicionin e ri të UEFA Champions League. Në Montevarlo sot është hedhur shorti, ku skuadrat pas ndarjes në 4 vazo, janë njohur edhe me emrat e kundërshtarëve.
Short i egër për formacionin e Realit, apo edhe të Contes. Kështu goglat e Monaco kanë vënë përballë në grupin A, PSG dhe Realin e Madridit, ndërkohë që në grupin F që mund të quhet fare mirë si grupi i zjarrit, Barcelona do ti duhet të përballet me Dortmundin dhe Interin e përforcimeve të shumta, përballë adrenalinës së Contes. Ky i fundit aspak me fat në këtë short. Diçka më mirë kampionët e Italisë, Juventus, që në grupin C peshkojnë, Atletikon e Madridit, sërish në duelim bashkë, Bayer Leverkusen dhe Lokomotiv Moskë.
Një tjetër sfidë interesante është ajo në grupin B ku Bajerni do të përballet me nënkampionët e vjetshëm, Totenhemin e Pocetinos. Kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve, Liverpul përballë do të kenë formacionin napoletan të Ancelotit, si dhe Salzburgun. Disi I thjeshtë një short për skuadrën e trajnerit Jurgen Clopp që do të luajë një tjetër sezon, këtë radhë për të mbrojtur titullin.
Kampionët e Anglisë do të kenë një grup relativisht të lehtë, ku janë përballë, ukrainasve të Shkahtar, Dinamo Zagreb dhe skuadrës risi në këtë kompeticion, bergamaskëve të Atalantës. Ndërkaq, Chelsea, ajax, Valencia e Lile do të përballen në një grup të ekuilibruar, në grupin H.
Përpara hedhjes së shortit u ndanë edhe çmimet e sezonit, ku Lionel Mesi mori çmimin e sulmuesit të vitit, Alison Bejker të portierit më të mirë, dhe Frenki De Jong atë të mesfushorit të sezonit dhe Virgil Van Dijk, çmimin e mbrojtësit më të mirë të sezonit. Supersfida për të parë në këtë edicion të ri të Ligës së Kampioneve, ku që në grup rezervohen përplasje si PSG-Real Madrid, apo Barcelona-Inter, Bayern-Totenhem, Liverul-Napoli apo Juventus-Atletiko Madrid.