Përcaktimi i kufijve detarë, Turqia dhe Greqia zhvillojnë raundin e 62 të bisedimeve

schedule12:04 - 16 Mars, 2021

schedule 12:04 - 16 Mars, 2021

Këtë të martë ka nisur raundi i 62 i bisedimeve mes delegacioneve të Greqisë dhe  të Turqisë, për të bërë përpjekje që të arrijnë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi kufijtë detarë në Mesdheun Lindor dhe të drejtat e kërkimeve të gazit

Mediat greke bëjnë me dije se në tryezën e bisedimeve  do të jenë ambasadori grek në Turqi Pavlos Apostolidis, Alexandros Kougiou dhe drejtori i sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme Ifigenia Kanara dhe nga Turqia Nënsekretari i Përhershëm i Shtetit Sedat Onal, Drejtori i Aeronautikës Tsagatay Ercis dhe Baris Kalkavan.

Në të njëjtën kohë, përveç çështjes Kalin, turqit po bëjnë presion për një takim të drejtpërdrejtë midis dy ministrave të jashtëm, Nikos Dendia dhe Mevlut Tsavousoglou.

Të dy vendet në kuadër të kësaj çështje thirren në një sërë traktatesh dekadash të vjetra dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për të mbështetur pretendimet e tyre territoriale.

Tensionet u përshkallëzuan vitin e kaluar kur Ankaraja dërgoi një anije kërkimore në ujërat pranë bregdetit turk, për të cilët Greqia ka pretendime. Këto ujëra mendohet të jenë një burim i mundshëm i rezervave të gazit natyror.

Takimi i së martës pason diskutimet në Stamboll, në janar, të cilat u mbajtën pas ndërhyrjes së kryeministrit shqiptar dhe presionit të BE.  Athina, deri më tani, ka shfaqur interesim që të diskutojë vetëm për kufirin përreth Egjeut, ku disa ishuj të saj shtrihen afër territorit turk. e.su/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!