Përçahet LDK/ Doli parti e tretë në zgjedhje, Abdixhiku: Sulm i koordinuar

schedule17:19 - 1 Prill, 2025

schedule 17:19 - 1 Prill, 2025

Pakënaqësitë brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdojnë të dalin në publik.

Pas Avdullah Hotit, i cili kërkoi lidership të ri, nga kjo parti kanë dal edhe bisedat e brendshme ku paraqiten ankesa për manipulime gjatë procesit zgjedhor të 9 shkurtit.

Per ish shefin e grupit parlamentar te LDK, Arben Gashi kjo është nje skemë kriminale.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, gazeta Reporteri publikoi disa mesazhe të brendshme të LDK-së, të shkëmbyera në një grup bisede ne “Viber” të anëtarëve të LDK-së, ku zbulohen shqetësime për manipulime gjatë procesit zgjedhor.

Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka cilësuar këto si sulmet e sinkronizuara ndaj LDK-së, të nisura që nga përfundimi i zgjedhjeve, të cilat, sipas tij, nuk janë as të rastësishme e as të paqëllimshme.

“E vërteta është e thjeshtë. Krejt e thjeshtë dhe e drejtë. LDK po qëndron për veten dhe nëpërmjet vetes dhe për Republikën. E sepse po qëndron si e tillë, edhe po sulmohet nga të tjerët. S’janë mësuar të na shohin kështu, nuk e pranojnë kështu. Prandaj janë bashkë si një kundër LDK-së. Sa për informim, temat e brendshme janë diskutuar tashmë në Kryesi. LDK i beson institucioneve tona në çdo drejtim. Ne nuk bëjmë as prokurorinë e as gjyqësinë.”

Debatet brenda LDK, parti e trete sipas rezultatit te zgjedhjeve te 9 shkurtit, kane dale ne siperfaqe pas qendrimit zyrtar te Avdullah Hotit, ish kryeminister i vendit, se kjo parti ka nevoj per nje lidership te ri.

Persa i perket qeverise se re, LDK-ja eshte shprehur e gatshme per bashkepunim me partite e tjera opozitare me kushtin qe te marrin postin e kryeministrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!