Përbërja e parlamentit, qeveria është e grave, por ligjet i vulosin burrat

schedule16:43 - 6 Shtator, 2021

schedule 16:43 - 6 Shtator, 2021

Nga Esiona Konomi

Legjislatura e 10-të e Parlamentit do të nisë punë të premten, ku për herë të parë, një parti, do të vazhdojë të ruajë shumicën për herë të parë për tre mandate radhazi.

Socialistët do të kenë 74 vende të cilat do të udhëhiqen nga Taulant Balla , PD do të drejtojë përmes Alfred Rrushajt  59 deputetët e saj, ndërsa 4 karrige i takojnë LSI-së dhe 3 PSD-së.

Deputetja më e vjetër në Kuvend, është Luljeta Bozo, 78 vjeçe, e ndjekur nga Sali Berisha, vetëm një vit më i ri se sa inxhinierja.

Ndërkohë ligjvënësja më e re, është nga radhët e demokratëve. 22 vjeçarja Andia Ulliri u zgjodh në qarkun e Durrësit.

Femrat në Kuvend janë në numër më të vogël, duke zënë vetëm 48 karrige, ose rreth 34 % të vendeve. Pjesa më e madhe e zonjave përfaqësojnë Partinë Socialiste.

Deputetë të rinj në këtë legjislaturë janë 65, ndërsa 75 të tjerë kanë pasur një mandat edhe në vitin 2017.

Për shkak të aplikimit të votimit të hapur, deputeti që ka marrë më shumë vota personale është socialisti Taulant Balla, me 21 600 të tilla.

Deputeti që ka marrë më pak vota personale nga të gjithë, rezulton të Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së. Ai mori në Tiranë vetëm 362 vota. /Abcnews.al