Përballjet ndaj Izraelit, Zvicrës e Bjellorusisë, Gliha zgjedh 25 “Dardanët”, mungon Amir Rrahmani

schedule17:16 - 10 Nëntor, 2023

schedule 17:16 - 10 Nëntor, 2023

Ndryshe nga Kombëtaret e tjera, “Dardanët” e Kosovës do të zhvillojnë plot 3 ndeshje gjatë muajit nëntor, me të parën që do të jetë përballja e së dielës mbrëma, në “Fadil Vokrri”, ndaj Kombëtares së Izraelit.

Këtë të premte, tekniku Primoz Gliha ka nisur grumbullimin e lojtarëve në kuadër të këtyre sfidave, teksa ka bërë publike listën e futbollistëve që do të jenë të pranishëm, ndaj Izraelit, Zvicrës e Bjellorusisë.

Ajo që bie në sy është mungesa e kapitenit Amir Rrahmani, i cili do të qëndrojë të luajë me “blutë” e Napoli sfidën e së dielës, ndaj Empoli në Serinë A dhe nuk do të ndihmojë përfaqësuesen e tij të paktën në këtë sfidë të radhës. /i.m /abcnews.al 

Lista e plotë:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!