Përballje “titanësh” në “San Siro”, publikohen formacionet e sfidës Milan-Juventus

schedule17:16 - 23 Nëntor, 2024

schedule 17:16 - 23 Nëntor, 2024

Është padyshim përballja më spektakolare e javës së 13-të në Serie A, me “gjigantët” e Apenineve, Milan e Juventus që do të përplasin sërish “brirët” në arenën e fubtollit italian.

Sa i përket foramcioneve, tekniku Paulo Fonseca i ka poziconuar “Djajtë” e tij në fushë me skemën e zakonshme 4-2-3-1, ku në portë vendoset francezi Mike Maignan.

Në krahët e mbrojtjes janë pozicionuar Emerson Royal e Theo Hernandez, ndërsa Thiaw e Gabbia mbulojnë qëndrën. Para tyre në mbrojtje janë Reijnder e Fofana, ndërsa Leao, Musah e Loftus-Cheek vendosen pas “bomberit” spanjoll, Alvaro Morata.

Me të njëjtën skemë, 4-2-3-1, është kundërpërgjigjur edhe tekniku italo-brazilian, Thiago Motta, i cili portën ia ka besuar sërish “shtatlartit” Di Gregorio.

Prapavijë ruhet nga Savona e Cambiaso në krah, si dhe Kalulu e Gatti në qendër. Para tyre janë Thuram e Locatelli, ndërsa McKennie, Koopmeiners e Francisco Conceicao vendosen pas “yllit” turk, Kenan Yildiz, i cili ndodhet i vetëm në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al 

Formacioni zyrtare: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!