Dikur luanin së bashku në finalen e UEFA Champions League, ama tani situata është komplet tjetër.
“Djajtë e Kuq” të Manchester United do të zhvillojnë ndeshjen e parë të madhe, që pas largimit të teknikut Erik ten Hag, teksa pasditen e kësaj të diele do të sfidojnë në “Old Trafford”, “Blutë” e Chelsea në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Premier League.
Sa i përket formacioneve, tekniku i përkohshëm i “Djajve”, Ruud Van Nistelroy i ka rreshtuar djemtë e tij me formulën 4-2-3-1, ku në portë mbetet Onana. Në krahët e mbrojtjes janë Diogo Dalot e Mazroui, me qendrën që mbulohet nga Lisandro Martinez e Mathijs de Ligt. Para mbrojtjes pozicionohen Casemiro e Manuel Ugarte, ndërsa Bruno Fernandes, Garnacho e Marcus Rashford qëndrojnë pas “bomberit” Rasmus Hojlund.
Të njëjtin formacion, 4-2-3-1, kanë përdorur edhe “Blutë” e Chelsea, me teknikun Enzo Maresca, i cili ka vendosur të vendosë në portë spanjollin Roberto Sanchez. Malo Gusto e Reece James janë vendosur në krahët e prapavijës, ndërsa në qendër qëndrojn Wesley Fofana e Levi Colwill. Para mbrojtjes qëndrojnë Moses Caicedo e Romeo Lavia, ndërsa Cole Palmer, Pedro Neto e Noni Madueke vendosen pas “bomberit” Nicolas Jackson. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: