Përballje “titanësh” në “Old Trafford”, publikohen formacionet e sfidës Manchester United-Chelsea

schedule20:36 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 20:36 - 6 Dhjetor, 2023

Në orën, 21:15, mitiku “Old Trafford” do të presë një nga përballjet më historike të futbollit anglez, me “Djajtë e Kuq” të Manchester United, që do të përballen me “Blutë” e Chelsea, në përballjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim pritet vetëm spektakël.

Përsa i përket formacioneve, tekniku, Erik ten Hag i ka pozicionuar në fushë të tijët, me formulën e zakonshme, 4-2-3-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë, Andre Onana. Në krahët e mbrojtjes janë Luke Shaë e Diogo Dalot, me qendrën që mbulohet, nga Lindelof e Harry Maguire. Para mbrojtjes janë pozicionuar Scott McTominay e Sofyan Amrabat, ndërsa Garnacho, Bruno Fernandes e Antony janë rreshtuar pas “bomberit” danez, Rasmus Hojlund.

Në krahun tjetër, teknikut, Maurizio Pochettino i ka vendosur në fushë “Blutë” e tij, me rreshtimin, 4-2-3-1, me portën, që mbrohet nga spanjolli, Robert Sanchez. Në krahët e mbrojtjes janë Disasi e Cucurella, ndërsa qendra plotësohet nga Thiago Silva e Levi Colwill. Më të tërhequr në mesfushë janë dy amerikano-latinët, Enzo Fernandez e Moises Caicedo, ndërsa Sterling, Cole Palmer e Mudy pozicionohen pas “yllit” senegalez, Nicolas Jackson. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!