Përballje “titanësh” në Grupin D, publikohen formacionet e sfidës Holandë-Francë

schedule20:05 - 21 Qershor, 2024

schedule 20:05 - 21 Qershor, 2024

Duhej të ishte në fushë për të udhëhequr “Gjelat” e tij, mirëpo nuk ia doli dot. Kylian Mbappe do të jetë mungesa e madhe, mbrëmjen e kësaj të premteje, teksa nuk ia doli të rikuperohej në kohë, për përballjen ndaj “Tulipanëve” të Holandës, në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, sfidë e vlefshme për fazën e grupeve të Euro 2024.

Sa i përket formacioneve, tekniku Ronald Koeman i ka pozicionuar në fushë “Tulipanët” e tij, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur Verbruggen. Në krahët e mbrojtjes janë Ake e Dumfries, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e De Vrij. Në mesfushë pozicionohen Reijnders, Xavi Simone e Schouten, ndërsa sulmi i është besuar treshes Gakpo, Depay, Jeremie Frimpong.

Në krahun tjetër, tekniku Didier Deschamps ka vendosur të përdorë lojtarë disi defensive dhe këtë do ta kuptoni në repartin e mesfushës. Porta në formulën 4-3-3, të “Gjelave” mbrohet nga Maignan, ndërsa në mbrojtje vendosen Kounde, Upamecano, Saliba e Theo Hernandez. Në mesfushë vendosen Tchouameni, Kante e Rabiot, ndërsa sulmi përbëhet nga Dembele, Marcus Thuram e Antoine Griezmann. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: