Mund të thuhet se është një nga përballjet më të bukura e kësaj të shtune. Në orën 18:30, “Bardhezinjtë” e Newcastle do të sfidën, në “shtëpinë” e tyre, “St. James’ Park”, “Qytetarët” e Manchester City, në përballjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatin anglez të futbollit, Premier League.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Eddio Howe i ka rreshtuar të tijët, me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur sllovaku, Dubravka. Në krahët e mbrojtjes janë Burn e Trippier, me qendrën që mbulohet nga Botman e Schar. “Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar treshes Miley, Bruno Guimaraes e Longstaff, ndërsa sulmi përbëhet nga treshja Anthony Gordon, Alexander Isak e Almiron.
Në krahun tjetër, teknikut, Pep Guardiola i ka pozicionuar “Qytetarët” e tij në fushë, me formulën 4-2-3-1, ku në portë nuk ka se si të mungojë “gardiani” brazilian, Ederson. Në krahët e mbrojtjes janë Kyle Walker e Gvardiol, me qendrën që mbulohet nga Ruben Dias e Nathan Ake. Më të tërhequr në mesfushë janë Kovacic e Rodri, ndërsa pas sulmuesit të vetëm Julian Alvarez janë vendosur tre “fantazista” Bernardo Silva, Phil Foden e Jeremy Doku. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: