Përballje “milaneze” në merkato, Milan e Inter pas “yllit” të Genoa

schedule22:16 - 5 Dhjetor, 2023

schedule 22:16 - 5 Dhjetor, 2023

Luan në një nga skuadrat më të dobta, të Serie A, por sërish ka arritur të mahnisë “gjigantët” e futbollit evropian. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin rumun, Radu Dragusin, me 21-vjeçarin, që falë performancave të tija ka arritur të bëjë për vete, një sërë klubesh.

Dy prej këtyre klubeve janë edhe “gjigantët” e Milanos, Inter e Milan, me “kushërinjtë”, që duket se i pret një “derbi” i nxehtë në merkato, për shërbimet e rumunit dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i mbrojtësi, Florin Manea, në fjalën e tij për mediat italiane, ku u fokusua tek interesimi i lartë i klubeve të veriut.

“Më kanë telefonuar shumë klube për të kërkuar informacion rreth Dragusin, por kanë qenë vetëm biseda. Dua t’i jap fund gjithë këtyre thashethemeve, nuk ka asgjë konkrete dhe zyrtare. Radu është i lumtur që është këtu, ndihet mirë dhe nuk dëshiron të largohet. Ai është 100% i fokusuar vetëm te Genoa”,- u shpreh menaxheri i 21-vjeçarit. /i.m /abcnews.al