Përballje e madhe në “Wembley”, ky pritet të jetë formacioni i Kombëtares

schedule09:17 - 12 Nëntor, 2021

schedule 09:17 - 12 Nëntor, 2021

Shqipëria luan ditën e sotme ndeshjen e para fundit të kualifikueseve të Botërorit, Katar 2022, në “Wembley” përballë Anglisë së madhe së Gareth Southgate.

Pas humbjes me Poloninë në Tiranë, shanset për vendin e dytë janë zbehur ndjeshëm edhe pse matematika na mban ende në lojë. Po ashtu një befasi ditën e sotme, dhe me shpresa se Hungaria do të bëjë diçka përballë polakëve gjithçka mund të ndryshojë.

Pas seancës së fundit stërvitore në Londër, Edi Reja duke se e ka të qartë formacionin titullar.

Porta do t’i besohet gardianit të Torinos, Etrit Berisha, i cili edhe pse ende nuk ka debutuar në Serie A, për Kombëtaren tonë afron siguri të madhe falë edhe eksperiencës. Qendra e mbrojtjes me tre, në mungesë të Djimshitit do të jetë ajo kundër Polonisë, Kumbulla – Ismajli – Veseli, ndërsa në krahë do të jenë Hysaj dhe Trashi, që sigurisht ashtu sic jemi mësuar tanimë do të duhet të japin kontribut në mbrojtje dhe në sulm.

Bare – Gjasula – Bajrami, me këtë të fundit më të avancuar, pikërisht pas dy sulmuesve që priten të jenë Uzuni- Cikalleshi do të plotësojnë 11 titullare për sfidën e sotme. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!