Përveç detit dhe ajrit, përballja Turqi-Greqi është e fortë edhe në sektorin e propagandës, ku të dy shtetet përpiqen që të tregojnë fuqinë e ushtrisë së tyre.
Kështu, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, Agjencia Anadolu publikoi pamje të disa avionëve grekë që ishin nisur nga Kreta për në Qipro, të cilët u larguan pas ndërhyrjes së avionëve turq.
Video| #Turkey warded off 6 #Greek F-16 jets taking off #Crete island as they approach to region where #Navtex is declared: @tcsavunma pic.twitter.com/gsmXSFr5zO
— ANADOLU AGENCY (ENG) (@anadoluagency) August 28, 2020
Sipas AA-së, avionët grekë kishin synim që të fluturonin mbi zonën ku po kryhen kërkime nga anijet turke të udhëhequra nga “Oruç Reis”, prandaj edhe u desh ndërhyrja e avionëve turq për të larguar grekët.
Por, ndryshe raportojnë mediat greke, shkruan abcnews.al.
Sipas “Protothema”, 6 avionë të forcave ajrore greke u nisën nga Kreta për në Qipro duke mbërritur atje pa asnjë problem.
Madje, sipas “Protothema” avionët grekë i perceptuan nga turqit vetëm pasi ata ishin në ajër dhe u kapur kështu gafil në mijëra metra lartësi.
Më herët, Turqia kishte shpallur një NAVTEX sipas të cilit do të kryhen testime dhe ushtrime me zjarr të vërtetë në zonën e kontestuar detare mes Rodosit dhe Qipros, dhe sipas atij njoftimi, çdo anije që kalon në atë zonë duhet të tregojë kujdes. /abcnews.al