Përballja mes Vllaznisë dhe Laçit e cila do të luhet ditën e shtunë në “Loro Boriçi” pritet të jetë një nga sfidat më të luftuara të kësaj jave, pasi të dy skuadrat kërkojnë pikë për europën.
Për këtë takim të shkodranët do të ketë dy rikthime dhe një mungesë, teksa Elvis Plori gëzon që do të ketë të gatshëm Bulatovic dhe Gurishtën, ndërsa është i pezulluar mbrojtësi senegalez Diagne.
Ndërkohë nga krahu tjetër kurbinasit po kalojnë një moment aspak të mirë në kampionat pasi pas 6 javësh nuk kanë marrë asnjë fitore, ndërsa dje ndanë rrugët me Mirel Josën me Shpëtim Duro që merr drejtimin e skuadrës.
Në “Loro Boriçi” Duro do të kërkojë ta nis me fitore këtë eksperiencë në krye te bardhezinjve, por për këtë takim do të ketë mungesën e kapitenit Ignatovic, i cili ka plotësuar numri 4 të kartonëve të verdhë. /f.a/abcnews.al