SHQIPËRI- Ish-futbollisti i Kombëtares Altin Rraklli, ka komentuar përballjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, e cila luhet në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Ai u shpreh për ABC News se Shqipëria ka një model loje, që nuk eksperimenton shumë, por kjo qasje shtoi se Rraklli ka të mirat dhe të këqijat e veta.
Sipas Rrakllit, kundërshtarët do të përpiqen të luajnë kujdesshëm, sidomos në fazën mbrojtëse, duke u përpjekur të mbyllin çdo hapësirë që mund t’i ndëshkonte.
“Ne kemi krijuar një modul loje që nuk e ndryshojmë kurë. Kjo ka të mirat e veta, por edhe të këqijat. Mendoj se ekipi kundërshtar do jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse duke mos na lënë shumë hapësirë pas, pasi e provoi në kurriz vitin që shkoi”, tha ai.
Ai theksoi se Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme, të shfrytëzojë mirë rastet e krijuara dhe të bëjë një lojë të luftuar në çdo repart. Alternimi i këtyre mënyrave shtoi Rraklli do të rriste shanset, që të fitonin përballë Çekisë.
“ Duhet të jemi të kujdesshëm të mos kalojmë në disavantazh, se do jetë e vështirë. Duhet të luajmë kujdesshëm dhe në goditje nga larg, edhe në goditje standarde, duhet të marrim sa më shumë faulle. Kemi lojtarë të fortë në ajër, që mund t’i shfrytëzojmë”, theksoi ai./abcnews.al