Përballja në Kupë me Laçin, Egnatia kërkon “ndihmën” e Komisionit të Arbitrimit

schedule10:52 - 27 Janar, 2022

schedule 10:52 - 27 Janar, 2022

Egnatia dhe Laçi zhvilluan mes tyre ndeshje e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, një sfidë që përfundoi në barazim 1-1.

Në këtë duel kishte shumë kontestime nga skuadra rrogozhinasve për arbitrim të një anshëm, teksa klubi premton se këto raste do ia dërgojnë edhe Komisionit të Arbitrimit për të parë rastet kundër tyre.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi i Egnatias ka reaguar duke postuar një video me ku pretendohej se iu mohua një penallti si dhe një tjetër rast ishte ai i mesfushorit të Laçit i cili përplaset me lojtarin e rrogozhinasve, Michael.

“Momenti i penalltisë ku arbitri dhe VAR nuk ndërhyjnë fare për ta gjykuar si rast !

Rasti ku futbollisti Laçit ( Lushkja ) godet mesfushorin tonë Michael dhe nuk ndëshkohet me karton .

Ka patur dhe disa momente të tjera gjatë lojës të cilat do ja dërgojmë Komisionit  të Arbitrimit ku arbitri dhe VAR nuk kanë ndëshkuar me kartonë futbollistët e Laçit .

Kërkojmë që këto raste të ndiqen rreptësisht nga komisioni arbitrimit!”, thuhet në postimin e Egnatias.

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!