Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballja Meta-Rama në Kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë: Presidenti cenoi kompetencat e Kryeministrit

schedule10:49 - 18 Maj, 2021

schedule 10:49 - 18 Maj, 2021

Gjykata Kushtetuese ka nisur seancën me kërkesë të kryeministrit Edi Rama për mos-dekretimin e Gent Cakajt  si ministër i Jashtëm, dy vite më parë nga Presidenti Meta. Objekti i kësaj seance plenare është zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencave ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit. Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Padia është depozituar nga vetë Kryeministri Edi Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Kjo është përballja e parë mes Edi Ramës dhe presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese.

Në këtë mbledhje përfaqësuesja e qeverisë Elira Koka, ka deklarua se presidenti Meta refuzoi dekretimin jashtë çdolloj kompetence duke cënuar kështu parimet e parlamentarizmit. Për Kokonën, Meta nuk kishte tagër për të refuzuar dekretimin e Cakajt dhe Ramës.

Seanca drejtohet nga kryetarja Vitore Tusha kurse Elsa Toska është relatore.

Edlira Kokona, përfaqësuese e qeverisë: Presidenti nuk kishte kompetenca për të refuzuar propozimin për ministër. Presidenti veproi jashtë çdo kompetence dhe duke shkelur parimet e republikës parlamentare. Gj. Kushtetuese të zgjidhë këtë mosmarrëveshje kompetencash mosmarrëveshja ekziston ende. Kryeministri mund të ndodhet prapë në një situatë të tillë. Kryeministri nuk e ka pranuar refuzimin. Ai propozoi veten sepse Presidenti nuk i la zgjidhje tjetër. Konflikti nuk është zgjidhur. Kryeministrit i është cënuar kompetenca për të ushtruar pushtetin ekzekutiv të dhënë nga populli Presidenti ka rol formal dhe solemn. Nuk ka tagër kushtetues për të bërë verifikime apo të refuzojë një kandidat për anëtar të kabinetit qeveritar”

Ndërkohë 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese po bëjnë pyetjet e tyre lidhur me padinë në fjalë, ndërsa më pas ata do të dëgjojnë edhe palën e paditur nga radhët e Presidencës.

Pjesë nga seanca:

Marsida Xhaferllari, anëtare e GJK:  Si mund të zgjidhet ky konflikt sipas jush në rastin ideal?

Kokona: Në rastin konkret duhet sqaruar që veprime të tilla të mos kryhen më në të ardhmen.

Xhaferllari: Nëse Presidenti kryen vetëm veprimtari formale dhe solemne, pse ai gëzon imunitet?

Kokona: Kur kushtetuta ka dashur ti japë rol substancial, e ka thënë qartë. Por nuk është ky rasti. Neni 98 i jep vetëm rol formal.  E.L/abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!