Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përballja me Serbinë/ Tahiri: Kombëtarja duhet të jetë bllok në çdo repart, disiplina, çelësi i suksesit!

schedule21:08 - 9 Tetor, 2025

schedule 21:08 - 9 Tetor, 2025

TIRANË– I ftuar në emisionin “Real Story”, Ermal Tahiri foli mbi rëndësinë e harmonisë dhe disiplinës në Kombëtaren shqiptare në prag të sfidave të ardhshme.

Sipas tij, atmosfera në skuadër është shumë e mirë dhe kjo duhet të shfrytëzohet maksimalisht.

“Humori është shumë i mirë. Nuk duhet të bëjmë asgjë gabim. Kjo është e vërteta, duhet të jemi bllok dhe afër në të gjitha linjat, si në repartin ofensiv ashtu edhe në mbrojtje”, u shpreh Tahiri.

Ai shtoi se trajneri përballet me një “dhimbje koke pozitive”, për shkak të numrit të lartë të lojtarëve në formë të mirë.“Ka shumë lojtarë dhe kjo është një gjë pozitive. E gjithë Shqipëria e ka dhënë mbështetjen, dhe tani është detyra e trajnerit të kthejë këtë besim në punë të strukturuar për 90 minuta loje”, vijoi ai.

Tahiri vuri theksin te disiplina brenda fushës, si një element kyç për suksesin e ekipit kombëtar:

“Disiplina në lojë është thelbësore. Lojtarët nuk duhet të dalin nga detyrat që u ka caktuar trajneri. Ata kanë montimin tashmë mbetet që ta zbatojnë në fushë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!