Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Përballja me Serbinë/ Hysaj optimist: Në fushë për fitore, s’e pranojmë barazimin

schedule16:39 - 10 Tetor, 2025

schedule 16:39 - 10 Tetor, 2025

SERBI– Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, tha se do zbresin në fushë të shtunën vetëm për fitore ndaj Serbisë. Ai kërkoi nga bashkëlojtarët të japin 120% e tyre, pasi përballja me Serbinë është si një sfidë finaleje.

“Për mua emocionalisht është e njëjta gjë, sepse po e përjetoj këtë ndeshje shumë emocionalisht e cila është një ndeshje e vështirë dhe e bukur për ta luajtur dhe mezi po pres që të jemi në fushë nesër. Objektivi ynë është fitorja.

Të gjithë të japim 100% në fushë. Ne kemi ardhur këtu për fitore, as për barazim dhe as për humbje.  Duhet të jemi në 120% tonë, sepse është një ndeshje e fortë dhe një finale për ne dhe për ata.”, tha ai.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!